Arti në zi! Ndahet nga jeta ish-drejtori i Galerisë së Arteve

122
Arti shqiptar në zi! Ndahet nga jeta ish-drejtori i Galerisë Arteve, Gëzim Qendro. Mësohet se Qendro humbi jetën mëngjesin e sotëm pas një sëmundje të rëndë, prej së cilës vuante prej kohësh.
Lajmin për ndarjen nga jeta të studiuesit të artit të realizmit socialist e dha vet ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila përmes një statusi në faqen e saj të ‘Facebook’-ut theksoi se Qëndro la pas vepra të mira.
“Trishtim i madh!
Vendosi të largohet sot prej nesh, pas një sëmundje të rëndë dhe shume para kohe, një nga më të mirët, më profesionistët e më të mençurit e Artit dhe të Mendjes, kritiku dhe historiani i estetikës dhe artit, drejtori që bëri kthesën në Galerinë Kombëtare të Arteve, Gezim Qendro.
Le vepra shume te mira mik!
Por edhe na le nje boshllek te madh njerezor e miqsor siç vetëm fisnikët munden.
Je i pazevendesueshem!
Lamtumire!”, shkruan Kumbaro.