Kreu i Antimafias: Krimi me lidhje politike. Çështja Tahiri? Ne në Itali ligjin e kemi të barabartë për të gjithë

535
Kryeprokurori i anti-mafias italiane, Federico de Raho, ka deklaruar se në Shqipëri, mafia ka lidhje me politikën. Ai e ka bërë këtë deklaratë pas takimit me Kryeprokuroren Arta Marku në zyrën e kësaj të fundit. ‘Edhe në Shqipëri, mafia ka lidhje me politikën. Janë zhvilluar hetime të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Italisë. Mund të them, se grupet shqiptare dominojnë në Itali dhe kanë marrëveshje dhe aleanca me grupet kriminale italiane. Shqetësim i madh për Italinë mbetet trafiku i kokainës, i cili drejtohet nga shqiptarët, të cilët drejtojnë gjithashtu edhe trafikun e drogave të tjera që qarkullojnë në Itali.’- tha de Raho në deklaratën për mediat. De Raho u pyet edhe për hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Tahiri, duke deklaruar se në Itali hetohen të gjithë dhe ligji është i barabartë për të gjithë qytetarët. Ne bashkëpunojmë me të gjithë ata që kanë objektiv luftën kundër krimit të organizuar dhe mafias. Ne kemi një rregull në Itali, ligji që zbatohet në mënyre të barabartë për të gjithë qytetarët’. Para Markut, Kryeprokurori i anti-mafias italiane, u takua edhe me ministrin e Brendshëm Xhafaj, me të cilin diskutoi për hetimet e përbashkëta mes dy vendeve dhe shkëmbimin e informacioneve të vlefshme në luftën kundër krimit të organizuar.
Sigal