Bizhuteri me vlerë 25 mijë euro, bien në pranga 3 të rinj

538
Sigal

Policia e Tiranës ka organizuar një operacion për kapjen e një grupi grabitësish që vidhte banesa.

Policia sekuestroi bizhuteri që kalojnë vlerën 25 mijë euro.

Dhe vunë në pranga tre persona:

-E. J., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”, në bashkëpunim.

-A. Sh., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”, në bashkëpunim.

-D.. P., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetes”.

Ndërsa u shpall në kërkim:

-K. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja me pasoja të rënda”, në bashkëpunim dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasja M. Gj., banuese në Tiranë, për veprat penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Moskallëzim i krimit”.