‘Pse nuk u veprua me gjyqtarin tjetër?’/ Avokati i Margjekës: SPAK po tregohet selektiv

322
Sigal

Një ditë përpara seancës për marrjen në pyetje në Gjykatën e Posaçme, ka folur avokati i gjyqtares Mimoza Margjeka dhe burrit të saj, Arben Cara.

Avokati Ilia Ilia ka ngritur dyshime të forta në lidhje me këtë çështje, duke i mëshuar faktit se janë mbajtur standarde të dyfishta nga SPAK.“Ndërkohë u del dhe u thotë personi i interesuar, që takova avokatin e individit tjetër, se janë dy persona që kanë bërë kërkesë për zëvendësim mase, dhe më tha që kam mbaruar punë me 7500 euro me kryetarin e gjykatës, që nënkupton kryetarit e trupit gjykues.

Në këtë rast, as ndaj asaj avokateje dhe as ndaj kryetarit të gjykatës, nuk ka procedim të regjistruar. Megjithëse ky individ sikur shprehet me të zotin e hotelit…Pse nuk u ndërhy në rastin konkret, pse është qëllimi i autorizimit dhe përgjimit për të realizuar flagrancën.

Morën vendimin SPAK për të penalizuar Moza Margjekën dhe të shoqin, se i shoqi mbahet për të penalizuar Moza Margjekën se nuk ka asnjë provë tjetër. Goditja është bërë selektive”, tha avokati Ilia Ilia.

Mimoza Margjeka është gjyqtarja që nuk pranoi të certifikonte mandatin e kryetares së Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, të dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit. Në atë kohë, Mimoza Margjeka e argumentonte vendimin, pasi partia Bindja Demokratike ishte regjistruar përtej afateve ligjore dhe për pasojë fleta e votimit, ku ndodhej edhe kandidatja e Partisë Bindja Demokratike, ishte e pavlefshme.

Por vendimi i saj u rrëzua në atë kohë brenda 48 orësh, nga e njëjta gjykatë. Rrëzimi i vendimit u cilësua skandal ligjor nga opozita.