Zbardhet Shkodra, zonat malore të bllokuara, deri 70 cm dëborë

662
Reshjet e deborës kanë krijuar probleme edhe në qytetin e Shkodrës i cili është gdhirë këtë të martë i zbardhur nga dëbora. Reshjet gjatë natës ka krijuar probleme edhe brenda qytetit të Shkodrës sa i takon qarkullimit të mjeteve. Ndërkohë bashkia e Shkodrës ka nisur hedhjen e kripës në pak rrugë por ka probleme me rrëshqitjet. Blloku i lagjeve tek Stacionit i trenit , Hardhijat e egra dhe tre Heronjtë vazhdojnë të jenë në errësirë të plotë në qytetin e Shkodrës.
Ndërkohë situata mbetet tejet e vështirë në zonat malore. Rruga Qafë Thore – Theth është e bllokuar dhe dëbora ka arritur në trashësinë 2 metra. Gjithashtu është i bllokuar edhe Mali i Shoshit. Dukagjini në pjesën më të madhe është pa energji elektrike. Ndërsa në 3 njësi administrative nuk zhvillohet mësim. Mbi 70 cm dëborë është edhe në rrugën e Kelmendit dhe kërkohet përdorim i zinxhirëve.
Sigal