Arti në zi! Lamtumira për aktorin e madh Xhevdet Ferri

322

Përcillet për në banesën e fundit aktori i mirënjohur Xhevdet Ferri, i cili u nda ditën e djeshme nga jeta pasi humbi betejën nga një sëmundje të rëndë.

Pas familjarët, të afërm, miq e dashamirës i dhanë lamtumirën në një ceremoni të ngushtë. Në disa foto të publikuara nga LSA, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Ferrit, kanë qenë dhe kolegët e tij artistë të njohur.

Aktori i dhjetëra roleve në kinematografi dhe teatër ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë pulmonare në mushkri, në moshën 59 vjeçare. Xhevdet Ferri spikati për rolet e tij ku bie në sy cilësia, qetësia dhe thjeshtësia shoqëruar nga karakteri drejtpërdrejt i të vepruarit. Ai ka luajtur rolin e tij të fundit në filmin “Delegacioni”.

Miqtë dhe kolegët e tij që bashkudhëtuan një jetë në skenë e përjetuan si një lajm të pabesueshëm ndarjen e tij nga jeta teksa kujtuan episode me Xhevdet Ferrin në skenë dhe jashtë saj.

Për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta reagoi dhe politika, ndërsa e kujtoi aktorin e njohur shqiptarë duke shprehur ngushëllime. Trupi i pajetë i aktorit do të prehet në varrezat e Sharrës.