Arrestohet i shumëkërkuari shqiptar; prostitucion, grabitje dhe rezistencë ndaj policisë

504
Një 36-vjeçar ishte në kërkim që prej dhjetorit 2014 dhe është arrestuar nga policia e Kasertas në Itali, Sipas mediave italiane, në pranga ka rënë Azem Jella, 36 vjeç, pasi ndaj tij rëndojnë disa akuza, mes të cilave vjedhje në banesë, rezistencë ndaj policisë, dhe shfrytëzim prostitucioni.
36-vjeçari shqiptar është ndjekur nga policia e Kasertas prej disa kohësh, ndërsa është arrestuar teksa ishte duke udhëtuar me një makinë me targa polake, së bashku me një tjetër person me inicialet D.F.
Pas kontrollit shqiptari u tregoi efektivëve një kartë identiteti dhe patentë polake të cilat rezultuan se ishin false. Ndaj tij është shtuar edhe akuza e posedimit të dokumenteve false, ndërsa D.F po hetohet në gjendje të lirë.
Sigal