Arrestohet nipi i shefit të objekteve në komisariatin e policisë në Tiranë

188

Gjatë një operacioni anti- drogë ka rënë në pranga i afërmi i një punonjësi të Policisë së Shtetit

Bëhet fjalë për  nipin e shefit të Objekteve në Komisariatin Nr.1 në Tiranë, Dilaver Kalaja, të cilit i është gjetur një armë pa leje në banesë.

Operacioni ka qenë i fokusuar në goditjen e grupeve kriminale të trafikut të drogës dhe vijon ende. Nipi i kalasë është ndjekur nga dogana e Kakavijës deri në banesën e tij, ku i është gjetur edhe arma tip kallashnikov. Detaje të tjera lidhur me këtë operacion pritet të mësohen në vijim.