Ardhja e refugjatëve sirianë, bëhet gati ish-reparti ushtarak në Kapshticë

478
Shqipëria ka nisur përgatitjet për pritjen e refugjatëve sirianë. Në qytetin e Korçës është përcaktuar vendi ku do të mbahen ata. Ndërsa jemi në prag të dimrit dhe Shqipëria pritet të jetë vendkalimi kryesor i sirianëve, ish-reparti ushtarak në Kapshticë do të shërbejë si kamp për ta. Kjo është një godinë e braktisur prej vitesh, ndaj dhe është menduar t’u ofrohet refugjatëve si strehë. Ndërkohë, në këtë ndërtesë pritet të strehohen të paktën 500 persona. Ndërsa, autoritetet vendore vijojnë punën për përmirësimin e infrastrukturës dhe ushqimit për ta.
Sigal