Ç’të bësh kur je beqare dhe do të festosh për Shën Valentin

28
Sigal

Si fillim mblidh shoqet dhe fiks në 13 shkurt bëhuni gati për të bërë qejf. Fundja, beqaria duhet festuar po aq sa dashuria, sidomos kur je e lumtur me jetën që i ke krijuar vetes. Për ta bërë natën interesante do të listojmë disa ide. Shëno listën dhe zgjidh bashkë me shoqet.

Si fillim, vendosni një tematikë për festimet tuaja, në këtë mënyrë do visheni sipas temës dhe e gjitha do jetë më argëtuese.

Bëni lojën e shkëmbimit ku secila nga ju sjell një produkt dhe i shkëmbeni me njëra-tjetrën.

Vendosni për një koktej që do jetë kryesori i mbrëmjes dhe qëndrojini besnike.

Investo në disa zbukurime festive që i përshtaten temës.

Gatuani të gjitha bashkë: Bëni ushqimet e preferuara dhe gëzojuni momenteve së bashku me biseda dhe thashetheme, mbase për ish-at. Edhe ca pica në formë zemre nuk janë ide e keqe.

Nëse doni ta çoni çdo gjë në tjetër nivel, mund të bëni karaoke me këngët e preferuara.

Kujdesuni për lëkurën të gjitha bashkë me maska dhe festë pizhamesh.

Organizoni lojëra tavoline dhe nëse përfshini alkoolin mund të argëtoheni më shumë.