Apeli jep “burgim të përjetshëm” për Arben Frrokun

179
Arben Frroku është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit. 
Kjo Gjykatë ka vendosur sot masën “arrest me burg”, duke pranuar kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për dënimin e burgim të përjetshëm për Frrokun, i akuzuar për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj.
Ishte Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila kishte apeluar vendimin e dhënë nga gjykata e Shkallës së Parë e cila shpalli të pafajshëm Frrokun.