E denjë për Guiness/ Tender 25 mln për të regjistuar abuzimet me tenderat

144
Sigal

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka shpallur një tender me fond limit 25 milionë lekë për përmirësimin e zgjerimin e sistemit të ankesave për Komisionin e Prokurimeve Publike. Aktualisht Komisioni i Prokurimit Publik ka në dispozicion sistemin e menaxhimit të ankesave, e-Ankesa.

Sistemi ofron mundësinë që me anë të platformës unike qeveritare E-Albania të gjithë operatorët ekonomikë vendas dhe të huaj të dorëzojnë pa kosto shtesë ankesa për procedura prokurimi, koncesioni, ankandi, leje minerare pranë autoriteteve kontraktore dhe Komisionit të Prokurimit Publik.

Sistemi mënjanon terësisht kontaktin e çdo biznesi me çdo zyrë shteti, përfshirë KPP dhe përmbyll ciklin e zhvillimit terësisht elektronik të procedurave të prokurimit publik.

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti të ri është zgjerimi i sistemit e-Ankesa duke përfshirë menaxhimin e proceseve të brendshme administrative, menaxhimin buxhetor-financiar, menaxhimin e çështjeve gjyqësore (gjurmimin e statusit të çështjeve), menaxhimin e procesit të rekrutimit dhe listëpagesave të punonjesve, menaxhimin elektronik të seancave dëgjimore, si edhe pajisjet fizike mbështetëse për të finalizuar këtë objektiv.