Ambasadori Lu vlerëson qeverinë për nismën që bizneset e qytetarët të paguajnë faturat

531
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, Donald Lu, vlerëson reformën në sistemin energjitik, duke e cilësuar atë si të rëndësishme. Në takimin me temë “zhvillimi i një koncepti të fortë energjie për europën”, Lu tha se duhet të investohet në sistemin e transmetimit dhe shpërndarjes.
Lu: SHBA ofroi asistencë teknike për reduktimin e humbjeve në rrjet, nga gati 50% në 37% dhe duke i kursyer kështu qeverisë vetëm këtë vit rreth 130 milionë USD. Me lejoni të vlerësoj tani qeverinë për nismën e saj që bizneset dhe qytetarët të paguajnë faturat e energjisë. Hapi tjetër do të jetë investimi në sistemet e transmetimit dhe shpërndarjes”
I pranishëm në konferencë, ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri shprehu domosdoshmërinë e integrimit të tregjeve të rajonit, për ta forcuar më shumë sistemin energjitik.
Damian Gjiknuri: Ka nevojë që vendet të bashkëpunojnë dhe kjo është e padiskutueshme. Është shumë e rëndësishme që vendet të heqin dorë nga ato politika të mirëfillta nacionaliste përsa i përket energjisë duke harmonizuar politikat e tregut, duke pasur një ndërlidhje më të mirë, sepse nëpëmrjet konektivitetit dhe infrastrukturës energjitike do të bëhet i mundur harmonizimi dhe integrimi edhe i tregjeve rajonale të vendeve tona.
Edhe ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Bullgarisë dhe zëvendës minsitri i Jashtëm i Italisë ndanë pikpamje të njëjta për bashkëpunimin rajonal në fushën e energjisë.
Sigal