Ambasada Gjermane: Në 3 ditë janë riatdhesuar 255 azilkërkues

490
Shteti gjerman vijon të kthejë azilkërkuesit shqiptarë që nuk plotësojnë kushtet për azil pas miratimit të një procesi më të shpejtë riatdhesimi. Ambasada gjermane në Tiranë publikoi datat e tre fluturimeve që kanë sjellë në shtëpi rreth 255 persona.
Në datën 13 janar 2016, sipas ambasadës janë kthyer 43 azilkërkues të cilëve u është refuzuar azili.
Në 14 janar janë riatdhesuar 63 persona; ndërsa në 15 janar janë kthyer 149 azilkërkues.
Sigal