Hahn: Liderët e partive duhet të bien dakord mbi datën e zgjedhjeve në Maqedoni

401
Zyra e Komisionerit Johannes Hahn pranon se liderët e partive politike në Maqedoni po kërkojnë një datë të re për zgjedhjet në Maqedoni. Nga zyra e komisionerit Hahn thonë se janë vetë krerët politikë ata që duhet të dakordësohen për këtë proces.
Sigal

“Duke qenë se jo të gjithë liderët politikë konfirmuan datën e caktuar më herët për mbajtjen e zgjedhjeve, komisioneri bëri të qartë se është përgjegjësi e tyre tashmë që vetë ata të arrijnë pajtim dhe të dalin me një datë të re për zgjedhjet. Komisioneri Hahn kërkoi nga të gjithë liderët, konfirmim të angazhimit të tyre për të vazhduar përmbushjen e zbatimit të marrëveshjes politike të qershor/korrikut, si dhe reformat prioritare. Liderët politikë e konfirmuan këtë! Kjo përbën edhe çështjen më e rëndësishme për komisionarin: arritjen e progresit sa i përket thelbit dhe përmbajtjes së marrëveshjesh”, thuhej në reagimin e zyrës së komisionerit Hahn.