Itali/ Numri i viktimave drejt rënies, ja të dhënat e 24 orëve të fundit

77

Është shënuar një rënie e ndjeshme e shifrave sa i përket infektimeve të reja me koronavirus në Itali.

Shkon në 94.067 numri i të prekurve, ku vetëm 24 orët e fundit u testuan pozitiv 880 persona, që është më pak se shifrat e të hënës kur ishin 1.941 raste.

Sipas të dhënave nga Mbrojtja Civile janë shtruar 3,792 pacientë në repartet e kujdesit intensiv, 106 më pak se dje.

Nga këto, 1,305 janë në Lombardi.

Nga 94.067 pacientë në total, 28.718 janë shtruar në spital me simptoma – 258 më pak se dje dhe 61.557 janë ata që janë në izolim në shtëpi.

Ka shkuar në 17,127 numri total i viktimave të prekur me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 604 raste vdekjesh, në krahasim me 636 të hënën.