Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Luz në Fushë-Krujë.
Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa raportohet për 4 persona të plagosur.
Një mjet tip furgon ka godit nga pas një veturë, dhe kjo e fundit ka godit nga pas një tjetër mjet mikrobus me pasagjerë.
Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të plagosurve.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.