Aksident në rrugën Elbasan-Peqin, 3 të plagosur

457
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan- Peqin.

Sipas informacioneve të Policisë ngjarja ka ndodhur në Fshatin Gjocaj, kur janë përplasur dy makina, të cilat kanë përfshirë në aksident dhe një person me biçikletë.

Nga ky aksident kanë mbetur të dëmtuar 3 persona të cilët janë dërguar në Spitalin e Elbasanit për mjekim.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan – Peqin, tek kryqëzimi i fshatit Gjocaj, janë përplasur dy mjete si dhe është përfshirë dhe një person me biçikletë, për pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, për ndihmën mjekësore