Sigal

Studentët që ndodhen para kryeministrisë, kanë akuzuar policinë dhe spiunët se kanë ushtruar dhunë mbrëmjen e kaluar.

Sipas studentëve disa persona të cilën njihen dhe si spiunët, kanë ushtruar dhunë mbi ta.

“Ishin spiunët që ishin këtu. Po kalonim rrugën”, tha njëri prej tyre, ndërsa shtoi se “Mua nuk më kanë marrë policë, por jam rrahur me spiunë, policia na tha se nuk jemi këtu për të parë çfarë ndodh”.

Sipas tyre, rrahja ka ndodhur pas mesnate, e nuk kanë pasur mundësi për ta denoncuar dhunë në polici, pasi nuk kanë besim tek drejtësia e mund t’i mbajnë në burg.

“Mbrëmë jena kap, jena rraf nga policia. Kemi ikur për nevoja personale, se nuk mund ta bëjmë në mes të sheshit. Na kanë rrahur, na kanë gjuajtur me shkelma nga policia dhe civila”, – tha një prej personave të dhunuar nga policia, ndërsa shtoi se nuk ishte student, por mbronte këtë kauzë, pasi pamundësia nuk e ka lejuar të shkojë në Universitet.

Në shenjë simbolike studentët para Kryeministrisë kanë lëshuar 9 balona që simbolizojnë 9 kërkesat e studentëve.