‘I dënuar për trafik droge’/ Zbardhet EMRI i pronarit të makinës që i vendosën tritol sot në Krujë

222
Sigal

Sipas burimeve, Lirim Tali është pronari i makinës që shpërtheu me tritol mbrëmjen e sotme në fshatin Zallë të Krujës.

Pronari i makinës rezulton i dënuar për trafik droge.

Sipas policisë, automjeti ishte i parkuar pranë banesës së tij dhe si pasojë e shpërthimit është dëmtuar pjesërisht.

Njoftimi i policisë:

Krujë/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:20, në fshatin Zallë të Krujës, në automjetin në pronësi të shtetasit L. T., që ishte i parkuar pranë banesës së tij është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë automjeti është dëmtuar pjesërisht.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sqarojmë se pronari i mjetit, shtetasi L. T., është person me precedent të mëparshëm penal në fushën e trafikimit të narkotikëve, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.