Moti ekstrem godet Shqipërinë, Agjencia e Mbrojtjes Civile paralajmëron qytetarët: Temperaturat do zbresin deri -18 gradë

235
Sigal

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar qytetarët për ulje drastike të temperaturave deri në minus 18 gradë celcius, në zona të tilla si Bulqiza dhe Puka.

Termometri në Tiranë pritet që të zbresë deri në minus 8 gradë celcius.

Agjencia e Mbrojtjes Civile bën me dije se dita më e ftohtë do të jetë e hëna, ndërkohë që u bën thirrje qytetarëve të ndjekin të gjitha këshillat e shtabeve të emergjencave në bashkitë e vendbanimit tuaj.

Njoftimi:

Siç raportojnë edhe meteorologët, pritet që ditët në vazhdim temperaturat në Shqipëri të zbresin deri në -18 gradë Celsius në zona si Bulqiza apo Puka, ndërsa termometri në Tiranë pritet të zbresë deri në -8 gradë Celsius, afër zeros edhe në zonat bregdetare si Durrësi, ndërsa në Vlorë priten temperature deri në -1 gradë Celsius.

Kulmi i temperaturave të ulta pritet të jetë dita e hënë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha njësitë vendore.

Për të shmangur situata të rënda, ndiqni të gjitha këshillat e shtabeve të emergjencave në bashkitë e vendbanimit tuaj.