Aksident në Fier, autobusi përplas vajzën 6 vjeçe, largohet shoferi

59
Një fëmijë 6 vjeç është aksidentuar sot në Fier. Vajza e mitur është është përplasur nga një autobuz që drejtohej nga Dashamir Liçaj, 34-vjeç, nga fshati Greshicë i Mallakastrës.

Pasi e ka goditur të miturën, Liçaj është larguar nga vendi aksidentit duke e lënë në mes të rrugës fëmijën. Ajo është transportuar në spitalin e Fierit për mjekim, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Policia e ka ndjekur nnga pas dhe i kaka vënë prangat drejtuesit të autobuzit “Benz” me targa AA 425 KP, Dashamir Liçaj.

Mbi të tani rëndojnë dy akuza: “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”