Ballina Aktualitet Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, makina del nga rruga

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, makina del nga rruga

620
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Kapshticë, ku një automjet ka dalë nga rruga.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të fshatit Rrëmbec.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur jetën.

Ende nuk dihet mosha dhe identiteti i drejtuesit të mjetit.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të zbuluar rrethanat e aksidentit.