Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje këmbësorin

176

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Prezë të Tiranës.

Raportohet se një automjet me drejtues shtetasin A.L., ka përplasur një person që po kalonte rrugën.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka ndërruar jetë në vend.

Ende nuk dihet identiteti dhe mosha e viktimës, ndërkohë policia është nisur drejt vendngjarjes.