“WhatsApp” s’do të funksionojë më për disa lloje celularësh

551
Sigal

“WhatsApp”, kompania që është në pronësi të Facebook, ka deklaruar se nuk do të funksionojë si aplikacion në disa lloje telefonash.

Duke nisur nga data 31 dhjetor 2019, WhatsApp nuk do të operojë për celularët me sistem operativ Windows.

Gjithashtu, në këtë listë përfshihen edhe telefonat me sistem operativ Android 2.3.7 dhe platforma IOS 7 në iPhone, nga të cilat WhatsApp do të ndalojë së funksionuari duke filluar nga 1 Shkurti 2020.

Kompania është shprehur se kushdo që përdor këto telefona të vjetër nuk do të ketë më mundësi të përdorë aplikacionin.

Kujtojmë që WhatsApp ndërpret vazhdimisht mbështetjen për celularët që janë të vjetër, duke përditësuar aplikacionin në sistemet më të reja operative.