Aferat e drejtorit Xhika lënë në rrugë e rrezik 100 mijë automjete

89
Situata aktuale, e cilësuar prej ekspertëve të rrugëve, sinjalistikës dhe qarkullimit rrugor si situatë “Krizë dhe rrezik i plotë qarkullimi për shkak të punimeve skandaloze me krim fizik, ekonomik e financiar në hartimin dhe zbatimin e projekteve të rrugëve”, përbën një provë për drejtësinë, që dosja e parë hetimore e vitit 2016, të jetë ajo me subjektin “Krimi 2014-2015 me tenderët e rrugëve”
Ndërsa qysh pas reshjeve të para të dëborës dhe shiut të rënë në 4 ditët e para të vitit 2016, shumë nga akset kryesore rrugore janë bllokuar nga dëbora, ngricat dhe rrëshqitjet e dherave, duket se ka “shkrirë” plotësisht fasada e tenderëve abuzivë të bërë me klientelizëm e afera korruptive prej kupolës së Autoritetit Rrugor Shqiptar. Rrugët e bllokuara dhe qarkullimi i paralizuar e me rrezik potencial të pranishëm në çdo metër pjerrësi, ngjitje e kthesë rruge, janë akuza më konkrete që i bëhet “në terrenin faktik” Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, shkatërruesit të rrugëve Dashamir Xhika dhe “çetës” së tij që firmos e vulos dosjet e tenderëve. Nëse ka një moment emergjent, që dikton nisjen e hetimit për zyrtarin më të lartë shtetëror të rrugëve, drejtorin Dashamir Xhika, kjo është situata e krijuar këto ditë me rrugët, të cilët prej ndërtimit janë jashtë standardeve teknike, fizike e sinjalistike, ndërsa që prej reshjeve të para të dëborës janë jashtë sigurisë. Në këtë krizë dhe pasiguri me rrugët këto ditë reshjesh, nuk duhet harruar as fakti, që rrugët me dëborë e ngricë nuk kanë “as 1 kokërr kripë” e asnjë ruspë pastrimi në dispozicion, paçka se në muajt nëntor e dhjetor 2015, nga drejtoritë rajonale të rrugëve, me urdhër të drejtorit Dashamir Xhika janë derdhur miliarda lekë me emërtesën “për masa sigurie rutinë e emergjente fizike të rrugëve”, planifikuar deri tek blerja e kripës dhe makineritë e hapjes së rrugëve, bërë me tenderë fiktivë, të stilit “Xhika”. Krimi ekonomik dhe prokuroria, aktualisht kanë përballë një provë të fortë e të plotë për të nisur e hapur “letrat” e abuzimit me rrugët, në vijim edhe të denoncimit të bërë prej Autoritetit Kombëtar të Konkurrencës, me akuza konkrete bërë ndaj drejtorit të rrugëve Dashamir Xhika për klientelizëm e afera korruptive me tenderët e sinjalistikës rrugore të disa akseve kryesore rrugore të vendit. Situata aktuale në shumicën e akseve rrugore nacionale shqiptare, cilësuar prej ekspertëve të rrugëve, të sinjalistikës e të qarkullimit rrugor si situatë “Krizë dhe rrezik i plotë qarkullimi për shkak të punimeve skandaloze me krim fizik, ekonomik e financiar në hartimin dhe zbatimin e projekteve të rrugëve”, përbën një provë për drejtësinë, që dosja e parë hetimore e vitit 2016 të jetë ajo me subjektin “Krimi 2014-2015 me tenderët e rrugëve kombëtare”.
Skandali/ 80% e rrugëve të bllokuara e me rrezik për jetën, zbulojnë korrupsionin “Xhika” me tenderët e rrugëve
Gazeta “Telegraf”, ka denoncuar publikisht skandalet e bëra në vitet 2014-2015 me tenderët e rrugëve, duke iu drejtuar prokurorisë, krimit ekonomik dhe qeverisë, për të nisur hapjen e dosjeve dhe hetimin e këtyre skandaleve të provuara tashmë, natyrisht duke i vënë në dispozicion fakte konkrete e jo fjalë! Gazeta “Telegraf” ka paralajmëruar qysh në stinët me diell e në prag dimri, se dimri do të sjell vështirësi qarkullimi e aksidente në rrugët e Shqipërisë për shkak të punimeve që janë kryer pa standarde e me projekte të ndryshuar, me elementë të devijuar e të hequr nga zbatimi i tyre në terren, sidomos i projekteve të sinjalistikës rrugore mbrojtëse, ndriçuese e orientuese. Ky paralajmërim i bërë prej gazetës “Telegraf”, tashmë është një realitet alarmant. Situata e rëndë e sigurisë rrugore dhe gjendja “krizë” e qarkullimit të automjeteve në akset rrugore kryesore në shumë zona të Shqipërisë, nuk ka lidhje me “punët e Zotit”, siç mundohet ta justifikoj këtë gjendje, Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, tenderxhiu Dashamir Xhika, apo kollarexhinjtë e paaftë e servilë të tij në krye të drejtorive rrugore rajonale në jug e veri, as siç deklarojnë strukturat e pushtetit lokal e të emergjencave civile, të cilat kanë përgjegjësi direkte në marrjen e masave për garantimin e normalitetit dhe sigurisë në rrugët e vendit në situatë dimri, madje duke kontrolluar edhe punimet e rrugëve të tenderuar prej “Çetës Xhika” si ndërtim, rikonstruksion, sinjalistikë e mirëmbajtje. Gjendja e krijuar nëpër rrugët kryesore, krijuar që me reshjet e para të dëborës, shiut e ngricave, përveç paralizimit të jetës në zonat përkatëse, po shoqërohet edhe me pasoja të rënda në qarkullimin e automjeteve, që kanë si produkt aksidentet rrugore deri edhe me viktima në njerëz. Mjafton të lexohet buletini i publikuar prej Ministrisë së Brendshme në 4 ditët e para të janarit 2016 dhe konstaton, se për shkak të situatës së krijuar në qarkullim prej gjendjes së keqe, të pa kompeltuara e të pa mirëmbajtura të rrugëve kanë ndodhur e po vazhdojnë të ndodhin shumë aksidente rrugore. Këto aksidetne, kanë vetëm një shkak: Gjendjen fizike të rrugëve, mungesën e sinjalistikës rrugore në shumë akse e pjesë të rrugëve, mungesën e masave paraprake e ditore në vazhdim, për garantimin e qarkullimit normal në rrugët e zonave ku dimri vepron ashpër dhe kërkon menaxhim prej drejtorisë së përgjithshme të rrugëve, si autoriteti që ka këtë detyrim. 
Tenderët abuzivë të rrugëve, lënë në rrugë e në rrezik 100 mijë automjete
Kupola e Autoritetit të Rrugëve, në vend që të mbajë rrugët në gatishmëri e siguri të plotë, del e bënë deklarata se “po punon”, kur në fakt nuk ka bërë e nuk po bën asnjë “gram punë” as në këto ditë emergjence, duke i lënë drejtuesit e automjeteve që të përballen vetë me vështirësitë që u ka krijuar drejtoria e rrugëve dhe ata që duhet të kontrollojnë kupolën e drejtorisë së rrugëve kur bënë tendera dhe zbaton projekte! Vetëm në këto 4 ditë të para të janarit 2016, në adresë të drejtorisë së rrugëve kanë shkuar 520 ankesa nga drejtues mjetesh, nga qyetarë, nga biznese e nga isntitucione të pushtetit lokal e rajonal të zonave ku ka plasur “kriza e qarkullimit rrugor”.skujt nuk i ëhstë kthyer përgjigje prej drejtorit të rrugëve Dashamir Xhika, duke vijuar të shpërfill totalisht, shqetësimin që ai ka krijuar me bllokimin dhe pasigurinë në rrugë në këto ditë reshjesh. Në shumë akse në Kukës, Shkodër, Pukë, Lezhë, Bulqizë, Peshkopi, Mirditë, Burrel, Korçë, Pogradec, Ersekë, Gjirokastër, Sarandë e Skrapar, qarkullimi i automjeteve bëhet me vështirësi. Drejtuesit e automjeteve, në mungesë të shërbimit prej drejtorisë së rrugëve, të shpërfillur plotësisht prej drejtorit Dashamir Xhika, të mbajtur me premtime edhe në mes të akullit, dëborës e rrugëve të bllokuara prej drejtorive rajonale të rrugëve, prefekturave e qarqeve, në 80% të akseve rrugore në shkallë vendi dhe në 100% të akseve rrugore në zonat veriore, veri-lindore, jug-lindore e madje edhe në zonën e jugut të Shqipërisë kanë ngrirë e kanë rrëshqitur rrugët si bazamente e skarpata anësore.
————————————– 
Policia e shtetit, kujtesë drejtuesve të automjeteve
Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë në këto akse të përdorin zinxhirët në automjetet e tyre. Në qarqet e tjera të vendit ka pasur reshje shiu me densitet të ulët dhe nuk ka pasur problematika për shkak të kushteve të motit. Pritet të ketë një rritje të nivelit të ujërave në lumenjtë: Shkumbin, Ishëm, Erzen, Mat, Drin dhe Bunë. MPB ka njoftuar të gjitha prefekturat ku pritet të ketë probleme të shkaktuara nga kushtet të motit, që të marrin të gjitha masat për përballimin e situatave të mundshme që mund të krijohen.
———————————————————–
Sipas njoftimit zyrtar/ Ja gjendja e rrugëve në qarqet e “pushtuar” nga rreshjet e dëborës
Ja akset problematike
Ulja e temperaturave dhe reshjet e shiut dhe borës kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në disa zona të vendit. Probleme të tilla janë shfaqur në qarqet e Korçës, Kukësit dhe Shkodrës, kryesisht në akset Korçë-Dardhë, Bilisht-Kapshticë, Krumë-Qafë Prush (Kosovë), Kukës-Shishtavec si dhe Qafë Thore-Theth, në Shkodër. Strukturat e Policisë së Shtetit, të Emergjencave Civile bashkë me ato të pushtetit lokal, po punojnë për lehtësimin e gjendjes, duke angazhuar forca dhe mjete për pastrimin e rrugëve, por edhe duke paralajmëruar automjetet për vendosjen e zinxhirëve. Ministria e Punëve të Brendshme, nëpërmjet Emergjencave Civile ka shpërndarë mjetet e saj borëpastruese dhe fadroma në disa rrethe si Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Kukës dhe Dibër. Të gjitha zonat në vështirësi po inspektohen nga strukturat e Emergjencave Civile dhe nga Policia e Shtetit. Në gatishmëri janë dhe forcat zjarrfikëse, të cilat janë aktivizuar për zgjidhjen e situatave. Policia po monitoron gjendjen dhe këshillon qytetarët të kenë kujdes në raste situatash emergjente për shkak të motit. Në bazë të të dhënave dhe informacioneve të grumbulluara në Drejtorinë Operacionale të Drejtim-Komandimit të Emergjencave Civile, situata sipas qarqeve është e tillë:
Qarku Kukës
Në të gjithë qarkun ka pasur reshje bore, trashësia e të cilës ka arritur deri në 10 cm në qytetin e Kukësit dhe 15 cm në qytetin e Bajram Currit. Dëbora e rënë ka shkaktuar bllokimin e aksit rrugor Krumë-Qafë Prush që të nxjerr në Kosovë. Prefekti i Qarkut Kukës ka komunikuar me një firmë kontraktore për të bërë të mundur zhbllokimin e këtij aksi rrugor, duke futur në punë 2 borëpastruese. Edhe aksi rrugor Kukës-Shishtavec ka bllokime në pjesë të caktuara si rezultat i reshjeve të dëborës. Ndërkaq, furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm ka qenë pa probleme.
Qarku Shkodër
Në Malësi të Madhe ka pasur reshje dëbore në zonën e Vermoshit dhe zonën e Thethit. Aksi rrugor Qafë Thore – Theth është i bllokuar. Nga ana tjetër vijon puna për të mbajtur të hapura të gjitha akset rrugore nacionale, të cilat janë rënduar si rezultat i rënies së borës.
Qarku Korçë
Ditën e sotme ka pasur reshje bore në fshatrat Dardhë e Kapshticë. Në doganën e Kapshticës ka pasur një bllokim të aksit rrugor Bilisht-Dogana Kapshticë, por janë marrë masat menjëherë me 2 borëpastruese për pastrimin e këtij aksi rrugor. Disa probleme në qarkullim janë shfaqur edhe në aksin rrugor Korçë-Dardhë, ku në pjesë të caktuara ka pasur bllokime. 
——————————————————————–
Sipas njoftimit zyrtar/Ja masat dhe punët që po kryhen për stabilizimin e gjendjes në rrugët e bllokuara
Reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor në 3 qarqe të vendit. Strukturat e Policisë së Shtetit, të Emergjencave Civile dhe pushtetit lokal këshillojnë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes dhe të vendosin zinxhirët në disa akse problematike. Pas monitorimit të situatës dhe masave të marra, në qarqet e lartpërmendura nuk raportohet ndërprerje e furnizimit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike apo probleme të emergjencave mjekësore. Në bazë të të dhënave dhe informacioneve të Emergjencave Civile, situata sipas qarqeve më problematikave paraqitet e tillë: 
Qarkun Kukës
Mjetet borëpastruese po punojnë për të mbajtur hapur akset Kalimash – Morinë; Kukës – Ura e Zapodit; Krumë – Qafë Prush-Kam-B.Curri-Valbonë, ku vërehet prezencë e ngricave.Qarku është përfshirë nga reshje të dendura dëbore ku lartësia në qytete shkon: Kukësi 12 cm, Has 25 cm, Tropojë 30 cm. Në lartësitë mbi 700 m lartësia e dëborës varion nga 30 deri në 50 cm.
Qarku Korçë
Përdorimi i zinxhirëve është i nevojshëm në një pjesë të aksit rrugor Korçë – Dardhë.
Qarku Shkodër
Rrugët në Pukë, Shkodër dhe Malësi e Madhe janë të kalueshme, përveç aksit Bardhoc – Iballë, dhe Bogë – Theth, i bllokuar në vendin e quajtur Qafë Thore ku ka rreth 70 cm dëborë, si edhe në aksin Bardhet-Iballë. Në aksin Qafë Mali-Fierzë dhe Pukë-Fushë Arrëz, kalimi i mjeteve bëhet me zinxhirë.
Qarku Dibër
Kujdes duhet treguar në akset nacionale Kala e Dodës-Peshkopi, si edhe në aksin rural rrugor Selishtë-Muhurr. Firmat që mirëmbajnë rrugët kanë nisur hedhjen e skorjes dhe pastrimin e akseve të tjera kombëtare Peshkopi-Kala e Dodës, Peshkopi-Bllatë; Maqellarë-Ura e Topojanit-Fushë Bulqizë.