A e dini se mënyra e zakonshme e gatimit të orizit vë në rrezik shëndetin

612
A e dini se miliona njerëz në botë po vënë në rrezik shëndetin e tyrë gjatë gatimit të orizit?
Mënyra e gabuar e së gatuarit po vë në rrezik shëndëtin tuaj që e konsumojnë këtë produkt. Ja pse ndodh kjo gjë. Orizi përmban arsenik dhe kjo mënyrë e të gatuarit duke e zier me pak ujë derisa ky i fundit të avullojë lë gjurmë të arsenikut në ushqim, pasi nuk mund të largojë sasinë që gjendet brenda, raporton Indipendent.

Shkencëtarët paralajmërojnë se metoda normale e të gatuarit të orizit i shkakton konsumatorëve një sërë problemesh shëndetësore si sëmundjet e zemrës, diabeti, kanceri dhe sëmundjet e zhvillimit.

Orizi ndotet nga kjo substancë helmuese gjatë kohës që rritet, si pasojë e toksinave industriale dhe pesticideve dhe për pasojë nuk mjafton që në ta gatuajmë thjesht më një të zierë. Shkencëtarët na bëjnë me dije se për të larguar gjurmët e arsenikut nga orizi ky i fundit duhet lënë në ujë gjatë natës.

Mënyra më e sigurt e gaztimit të orizit është kjo: Pasi ta keni lënë atë gjatë gjithë natës në ujë, shpëlajeni mirë derisa uji të pastrohet. Më pas përdorni metodën e gatimit, në raportin 1 me 5, pra 1 gotë oriz me 5 gota ujë.
Sigal