Petrit Vasili: Qeveria drejtohet nga një i çmendur, të shporrim planin e tepsisë e timonit

449
Gjatë fjalës së tij kryetari i LSI-së, Petrit Vasali, ka sulmuar Kryeministrin Edi Rama dhe planin e partisë socialistë në zgjedhje. Vasili tha se me 25 qershor duhet të shporret plani i tepsisë dhe timonëve, dhe se ka ardhur koha që shqiptarët të largohen njëherë e mirë nga çmenduria. “Sot është dita që të kthejmë përgjigjen e madhe me planin e madh që i bën shqiptarët më të begatë që të mos punojnë më e të derdhin gjakun për oligarkinë gjakpirëse. Ti themi jo shtetit të drogës, taksave çnjerëzore që merr gjakun e lekëve tuaj dhe ja kthen oligarkëve. Duhet të shporrim planin e tepsisë dhe timonëve. Do heqim zgjedhën e një shteti të pamëshirshëm, duhet të ndahemi nga një shtet i tillë, të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga çmenduria” tha Vasili. Ai tha se LSi ka një plan tjetër ndryshe nga ai i Rilindjes dhe Republikës së Re. Më tej shtoi “ që këtu nga ky shesh të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga çmenduria, t’u japin të rinjve shansin t’u japim burrave dhe grave shansin për një jetë më të mirë. Lëvizja Socialiste për Integrim nga sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë, mban mbrëmjen e sotme mitingun e paralajmëruar prej ditësh. Ne kemi planin për Shqipërinë, plani që i ul taksat e shqiptarëve, plan që të mos punojnë më dhe të derdhin gjakun për oligarkinë gjakpirëse dhe për tepsinë e pangopur të të pangopurve. Sot është dita tua japim këtë përgjigje. Ky është plani që ndërton shtetin, jo shtetin që fut në burg, jo shtetin që merr gjakun e pagave tuaja që ua kthen oligarkëve të pangopur në gjak dhe dhjamë. Sot është dita e madhe që me planin tonë të shporrim planin e tepsisë dhe timonit, për të ngritur Republikën e të rinjve”, u shpreh Vasili.

Vasili shtoi se LSI ka rininë, kurse të tjerët kanë drogën dhe koncesionet ndërsa LSI u kthehet me autostrada zhvillimi, taksa të ulëta, të rinjtë të parët, bujqësia dhe turizmi.

“Kemi vetëm një zgjidhje, është numri 1. Është vota që të marrë fund koha e çmendur ku qeveris një i çmendur”, deklaroi Vasili. Ai tha se LSI ka mision që të kthehet Shqipëria e të rinjve “ora nuk premton, ora është sot”.Kreu i LSI u zotua që të luftohet mbi dy armiq të betuar, “papunësinë dhe varfërinë, do i shembim me planin tonë”. Kryetari i LSI-së petrit Vasili tha në fjalën e tij se nuk mund t’ia marr asnjë njeri Shqipërinë të rinjve dhe se partia që ai drejton ka një plan që t’ia kthej Shqipërinë këtij brezi për të cilin ky vend ka shumë nevojë. “Ora nuk pret më. Është sot. Ora është në 25 qershor. Nuk kemi asnjë alternativ tjetër, kemi vetëm një, atë të rrugës së pastër që e çon Shqipërinë në Evropë. LSI numri 1 është Shqipëria në Evropë. Shqipëria me mijëra gra dhe vajza që meritojnë shanse të tjera, nuk meritojnë përbuzje. Të rinjtë e Shqipërisë kanë ditën e tyre të madhe në 25 qershor, ta kthejnë këtë ditë në festën e njerëzve të vegjëlisë”, tha Petrit Vasili. Ai shtoi më tej se së bashku me kandidatët e LSI-së janë 24 orë në ditë me njerëzit dhe asnjëherë nuk ndjejnë lodhje duke dëgjuar problemet e tyre dhe duke folur për mundësitë e zgjidhjes. Për Petrit Vasilin, armiqtë e LSI-së janë vetëm dy dhe ata janë papunësia dhe varfëria, të cilat janë ulur këmbëkryq në pjesën më të madhe të popullit. Qytetarët, tha ai, meritojnë shansin e tyre . Ndërsa shtoi se vetëm plani i partisë që ai drejton godet dhe heq gëzimin e oligarkëve. “Kjo është dita që të heqim oligarkët. Duart intrigrante e mbajtën peng për 25 vjet vendin. Nga ky shesh vjen sot mesazhi i LSI-së si forcë e parë dhe vetëm e parë do eci në këtë rrugë pa kthim. Këtë rrugë e kanë përcaktuar të rinjtë, gratë, burrat, gjyshërit tanë”, tha Petrit Vasili. . 
Sigal