Denoncimi: Tenderat e Vlorës për kompaninë e Prefektit

479
Sigal

Skandal/ Berisha: Ja si favorizohet prefekti i Vlorës me tendera nga bashkia

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër skandal, ku tregon se si Rilindja në pushtet po kërkon të marrë çdo tender dhe çdo taksë të qytetarëve. Berisha ka publikuar denoncimin e një juristi në Bashkinë e Vlorës, i cili tregon se si kryebashkiaku Dritan Leli ju bën presion që tenderin për ruajtjen e bashkisë ta fitojë kompania që drejtohet nga gruaja e prefektit Flamur Mamaj. Denoncimi i Berishës: Denoncon marrjen e tenderit të bashkisë nga prefekti i Vlorës. Jam një jurist në bashkinë e Vlorës. Qeveria ka nxjerr një VKM që të gjitha shërbimet e ruajtjes së institucioneve do t’i marrë shoqëria Illyrian Guard. Problemi im dhe i kolegëve të mi është që kemi mbi një muaj që jemi në stres dhe nën presionin e kryetarit të bashkisë Dritan Leli, i cili na kërkon me çdo kusht që tenderin e rojeve të bashkisë ta marrë kompania F.P. Mamaj, që është kompania e prefektit Flamur Mamaj. Këtë kompani tani e administron gruaja e prefektit. Ai na thotë zgjidheni si të doni, tenderin duhet ta marrë patjetër Flamuri. Tenderi është 1 miliard lekë dhe Dritan Leli kërkon që këto lekë t’ja jap Flamur Mamaj, sepse i ndajnë bashkë. Jemi në një stres të madh, pasi nuk dimë si te veprojmë në këtë rast, pasi VKM-ja e thotë qartë që këtë shërbim duhet ta marrë sh.a. Illyrian Guard që është kompani shtetërore. Ju lutem denoncojeni këtë aferë të turpshme!