Meta nga Shkodra: Mbetet sfidë integrimi i vendit në BE

406
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshëndetur në Shkodër, 60-vjetorin e Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Në fjalën e tij drejtuar pedagogëve dhe studentëve, Meta tha: “Historia, kultura, arsimi dhe traditat artdashëse të këtij qyteti kanë qenë dhe mbeten vlera të spikatura të historisë, kulturës dhe arsimit shqiptar”. Presidenti Meta tha se sot për vendin, mbetet sfidë integrimi evropian, ndaj kërkohet kontributi i të gjithëve. Në përfundim, Meta vlerësoi njërin prej pedagogëve të shquar të Universitetit, Profesor Doktor Dhimitër Dhorën me Titullin “Mjeshtër i Madh”. 

Universiteti “Luigj Gurakuqi” u hap më 2 shtator 1957 me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 150, datë 18. 04. 1957 si “Instituti i Lartë Pedagogjik i Shkodrës”, ILP, e para shkollë e lartë në vend pas asaj të Tiranës. Ai ishte dhe vazhdon të jetë një nga institucionet më të rëndësishme të vendit dhe qendra më e madhe mësimore, shkencore dhe kulturore e Veriut të Shqipërisë.
Sigal