87-vjeçares me dy paterica i mohohet e drejta e votës, nuk do ta besoni arsyen (FOTO LAJM)

96
Fotoreporterja e Birn, Ivana Dervishi ka publikuar në Facebook një histori prekëse.
“Gjyshja që shikoni në foto është 87-vjeçare, dhe pavarësisht se është me dy paterica ka shkuar për të votuar.
Por fatkeqësisht ajo nuk arriti ta ushtroje të drejtën e saj të votës për shkak se kishte marrë vetëm fotokopjen e kartës së identitetit.
Kur e pyetën se pse nuk kishte marrë kartën, tha se ishte shumë lart në sirtar dhe nuk e arrinte dot.
E mërzitur që nuk votoi dot, u largua po ngadalë nga qendra e votimit dhe tha se kjo ishte hera e saj e fundit që votonte”, shkruan Dervishi.