80 veturat luksoze të shqiptarëve të bllokuara në dogana maqedonase përdoren nga qeveritarët maqedonas

651
Një fakt tronditës i denoncuar për gazetën “Telegraf” nga emigrantët shqiptarë të Maqedonisë. Ata thonë se kur vijnë nga vendet perëndimore Gjermania, Zvicra, Belgjika etj për në familjet e tyre shqiptare në Maqedoni të cilët në traget marrin me vete dhe veturat e tyre që kanë në Perëndim dhe kalojnë nëpërmjet doganës së Qafë Thanës shpesh herë ju bllokohen në këtë doganën maqedonase. Emigranti Nihat Sadiku nga Gostivari thotë për gazetën “Telegraf” se para disa ditësh i kanë bllokuar makinën kur ai ka ardhur pranë familjes nën pretekstin se vetura duhet që ta verifikojnë se kanë dyshime mos është vjedhur në Perëndim. Por thotë ai makinën e tij tip Benz Rexhina prodhimi i vitit 2005 të cilën e ka blerë direkt në sallon me 0 km e ka parë duke vozitur nëpër Shkup nga një qeveritar… 
Ndërkohë që në doganën maqedonase rreth këtij problemi të thonë se janë në pritje të verifikimeve nga Interpoli pasi kanë dyshime nëse janë të vjedhura. Normalisht policia ka për detyrë që për makinat e dyshuara t`i ruajë në një pikë grumbullimi deri sa t`i verifikojë aq më tepër që me mjetet që janë vënë në dispozicion këto kohët e fundit me sistemin e ri të kontrollit .Qeveria e Maqedonisë është i vetmi shtet në rajonin tonë e cila që nga viti 1995 që ka blerë disa vetura Audi A6 nuk ka blerë asnjë veturë në vitet në vazhdim për qeveritarët e lartë të shtetit . Por po të shikosh qeveritarët e Maqedonisë ata lëvizin me vetura super luksoze prodhime të viteve të fundit: Merdedes Benz, BMV, Land Rover etj, janë pikërisht këto makina të emigrantëve shqiptarë që u janë bllokuar emigrantëve shqiptarë në doganën e Qafë Thanës. Ne kontaktuam me Drejtorin i Shërbimeve Qeveritare pranë qeverisë së Maqedonisë Vace Donevski i cili për gazetën Telegraf deklaroj se blerja më e fundit e makinave qeveritare është bërë në vitin 1995 dhe të gjitha veturat e blera pa përjashtim kanë qenë Audi A6 me benzinë. Ndërkohë veturat super luksoze Mercedez Benz ,BMV etj që lëvizin ministrat dhe shefat e lartë të qeverisë nuk janë të blera por ato u janë sekuestruar në doganat maqedonase për mungesë dokumentacioni dhe janë te dyshuara për trafik! Sipas vetë drejtorit të shërbimeve qeveritare janë plot 80 vetura të sekuestruara nëpër doganat maqedonase vetëm në këto gjashte muajt e fundit të cilat iu janë dhënë shefave të lartë të qeverisë maqedonase. 
Por ka një fakt tjetër është tronditës nëse sheh evidencën zyrtare se këto vetura që janë sekuestruar nëpër doganat maqedonase për mungesë dokumentacioni mbi 90 % e tyre iu janë sekuestruar shqiptarëve të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Një shqiptar nga Struga 35 vjeçar Vajdin Vinca cili është me punë në Zvicër thotë se para dy vjetësh duke ardhur nga Zvicra për tek familja për pushime atij në doganën Maqedonase i është sekuestruar një BMV X6 prodhim i viteve të fundit nën pretekstin se do ta verifikojë Interpoli se dyshojnë është e vjedhur. Por kanë kaluar mbi 2 vjet që jam në pritje dhe ende nuk kam marrë asnjë përgjigje. Më kanë thënë se me makinën time vozit një qeveritar i lartë ! Por të njëjtin fat ka pasur edhe vetura e yllit të futbollit David Bekham. Para disa vitesh vetura e tij BMV X5, është vjedhur në Spanjë kur ai ishte me pushime. 
Më pas vetura e tij e vjedhur është kaluar transit në Greqi dhe më pas në Maqedoni. Para katër vjetësh vetura ka ardhur deri në doganën e Tushemishtit në Pogradec në tokën Maqedonase në afërsi të kufirit shqiptar ku do t’u shitej disa trafikantëve të makinave nga Shqipëria por momentin e fundit shqiptarët u tërhoqën pasi nuk patën mundësi që ta kalonin atë natë dhe makina BMV X5 nëpërmjet doganës së Tushemishtit ata e kthyen mbrapsht dhe makina u vendos në parkingun e hotelit “Desaret “ pak km larg kufirit shqiptaro –maqedonas. Por krejt rastësisht një polici të qarkullimit rrugor i bie në sy luksi i veçantë i makinës dhe i kërkon pronarët e makinës. Por trafikantët e zhdukën duke braktisur veturën. Është kjo veturë e yllit të futbollit David Bechkam që u përdor për shumë kohë nga Ministria e Brendshme të Maqedonisë Gordana Jankullovska siç duket fare qartë edhe në foto kur ish-Ministria e Punëve të Brendshme e shkarkuar para pak ditësh për skandalet e përgjimeve dhe racizëm ndaj shqiptarëve. Ish Ministria e Punëve të Brendshme Jankullovska është duke zbritur pikërisht nga vetura e David Bechkam e vjedhur nga trafikantët e makinave të cilën e ajo e përdori për shume vite .
Sigal