70 punonjës të Pyjeve në protestë: Na ulët pagën, ndryshe nga kontrata

552
ELBASAN – Mosrespektimi i marrëveshjes që ka sjellë uljen e pagave, ka qënë arsyeja e një proteste të rreth 70 punonjës të kontraktuar nga Drejtoria e Pyjeve në Elbasan për fushatën kundër sëmundjes së procesionares. Ata e kanë zhvilluar protestën para prefekturës së këtij qyteti ku i kanë kërkuar Drejtorisë së Bujqësisë të respektojë marrëveshjen e nënshkruar me ta
Atyre u ishte premtuar se do paguheshin 39 mijë lekë në muaj, ndërsa për muajin që lamë pas ata janë paguar vetëm 29 mijë lekë në muaj.
Sipas protestuesve nëse kontrata nuk zbatohet ata do përshkallëzojnë protestat.
Sëmundja e procesionaret ka prekur edhe pyjet në zonat e thella malore të Elbasanit. 
Sigal