KQZ regjistron dy koalicionet për zgjedhjet e 21 Qershorit/ASE 37 parti, APPD 15

463
Zgjedhjeve vendosi të regjistrojë zyrtarisht dy koalicionet zgjedhore si subjekte pjesëmarrës në zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Me votat e të shtatë anëtarëve Komisioni regjistroi koalicionin e majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, me shkronja nistore ASE dhe koalicionin e djathtë “Aleanca Popullore Për Punë Dhe Dinjitet”, me shkronja nistore APPD. Gjatë paraqitjes së aktit për regjistrimin e koalicionit ASE, administrata e KQZ-së sqaroi se ky formacion politik do të ketë të rreshtuara 37 parti politike, nga 39 që ishin paraqitur. Dy prej tyre, Lëvizja Punëtore Shqiptare, me kryetar Shefqet Musaraj dhe Partia Toleranca e Re e Shqipërisë, me kryetar Avdi Keçi nuk janë regjistruar si subjekte zgjedhor, dhe sipas nenit 65, të Kodit Zgjedhor, këto parti politike nuk mund të jenë pjesëtare në një koalicion. Ndërsa koalicioni i djathtë “Aleanca Popullore Për Punë Dhe Dinjitet”, përfshin 15 parti pjesëmarrëse në të. Në mbledhjen e sotme KQZ vendosi regjistrimin e Gjergj Ndrekës dhe të Ilirjan Sadikut, si kandidatë të propozuar nga zgjedhësit respektivisht për Këshillin e Bashkisë Lezhë dhe Këshillin e Bashkisë Elbasan.
Sigal