42 kg drogë dhe pa patentë, arrestohet i riu nga Tepelena

638
Sigal

Policia e Durrësit ka finalizuar një tjetër operacion, duke vënë në pranga një të ri nga Tepelena.

Raportohet se është arrestuar shtetasi K. Ç., i cili është kapur te “Mbikalimi i Shkozetit”, duke transportuar drogë me automjetin e tij.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses një tjetër operacion antikanabis i koduar “Mbikalimi”. Në pranga një shtetas për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Mbikalimi”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
-K.Ç., 25 vjeç, banues në fshatin Toç, Tepelenë.

Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve që disponoheshin për shtetasin K.Ç., se ai do të transportonte me automjetin e tij një sasi lënde narkotike Marjuanë për në Tiranë , në vendin e quajtur “Mbikalimi i Shkozetit”, Durrës.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij u gjetën rreth 42 kg e 260 gr lëndë narkotike e dyshuar Marjuanë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu nga kontrolli i dokumentacionit rezultoi ky shtetas nuk dispononte leje drejtimi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe ” Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.