416 vende të lira pune, shpallen datat e konkurrimit për infermierët

214
U bënë publike sot listat e infermierëve, fizioterapistëve dhe teknikëve të imazherisë të cilët do të testohen për 416 vende të lira pune.
Kandidatët kanë 5 ditë kohë për ankimim për piket duke filluar që sot dhe pas pesë ditëve për shqyrtimin e ankesave.
Më date 29 mars do të përpilohet lista me renditjen përfundimtare të kandidatëve që do të futen në testim. Pas kesaj do te zhvillohet testimi me shkrim i cili per shkak te numrave eshte menduar te zhvillohet ne kater qarqe, perkatesisht ne Tirane, Shkodër, Elbasan dhe Vlorë.
Në një deklaratë për media, zv/Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli deklaroi se pas fazes së parë të shpalljes se listes paraprake të kandidatëve të interesuar u është dhënë kohë 2354 aplikanteve per te plotesuar dokumentacionin.
Më konkretisht:
1376 infermiere
300 mami
59 fizioterapiste
98 tekinike imazherie
107 teknike laboratori
5 logopediste
Datat e testimit me shkrim
Në Tiranë, konkursi do të zhvillohet më datë 31 Mars, në orën 14.00 në ambientet e universitetit mjekësor Tiranë.
Për kandidatët e qarqeve Vlorë, Fier dhe Gjirokastër, testimi do të kryhet në Vlorë më datë 2 Prill në ambientet e universitetit Ismail Qemali në orën 14.00.
Për kandidatët e qarqeve Shkodër, Dibër, Lezhë, Kukës dhe Durrës, testimi do të zhvillohet më datë 3 Prill në ambientet e universitetit Luigj Gurakuqi në orën 14.00.
Për kandidatët e qarqeve Elbasan, Korcë dhe Berat, testimi do të zhvillohet në ambientet e universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan në datë 4 Prill, në orën 14.00.