31-vjeçari qëllon me armë në lokal, policia jep detajet e para

235

Policia e Vlorës ka dhënë detajet e para lidhur ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme, ku brenda nj lokali u qëllua me armë.

Bëhet fjalë për 31-vjeçarin, Besmir Gj, i cili ka shtënë një herë me armë zjarri brenda ambienteve të një pike bastesh. Mësohet se në lokal ka pasur edhe policë.

Blutë e Vlorës kanë sqaruar se nga të shtënat nuk ka pasur të plagosur, ndërsa ai është vënë në pranga.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit dhe një gëzhojë, kurse vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes në fjalë.