Rrëzohet aeroplani me 104 pasagjerë

702
Sigal

Një aeroplan pasagjerësh Boeing 737 u rrëzua pranë aeroportit të Havanas në Kubë, pak çaste pasi ishte ngritur në fluturim. Aeroplani ishte me 104 pasagjerë në bord së bashku me ekuipazhin.

Ende nuk është konfirmuar asnjë informacion rreth viktimave. Aeroplani ishte marrë me qira nga kompania meksikane Damojh, për linjën ajrore shtetërore të Kubës. Kështu ka deklaruar drejtori për Transportin Ajror të Kubës.

Televizioni shtetëror kuban tha se aeroplani do të fluturonte drejt qytetit Holguin, në anën lindore të ishullit. Pas rrëzimit, avioni shpërtheu në flakë. Shkaqet e këtij aksidentit ajror nuk dihen, ndësa autoritetet kubane kanë nisur një hetim.