250 kg mish në bagazhin e makinës! AKU ka në flagrancë lazaratasin

Që cilësia e mishit në Shqipëri lë për të dëshiruar kjo tashmë nuk është asgjë e re, por duket se ka akoma për t’u habitur.

I tillë është një rast i evidentuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Sarandë, punonjësit e të cilit kanë ndaluar një rast flagrant të tregtimit të mishit jashtë çdo standarti normal dhe të pranueshëm.

Në pranga ka rënë shtetasi Gazmir Gjini, 46 vjeçar dhe banues në Lazarat. Në bagazhin e makinës që ai drejtonte kishte rreth 250 kilogramë mish derri që vinte nga Greqia. Sasia e mishit ka hyrë kontrabandë, dyshohet nga pika kufitare e Kakavijës.

Fotot flasin vetë:

AKU ka gjobitur drejtuesin me 2 milionë lekë të vjetra si dhe ka sekuestruar mallin. Makina është kapur në hyrje të qytetit të Delvinës.