Femrat franceze kanë një sekret të ri bukurie që do t’ju mahnisë

776
Gratë franceze kanë një standard të hershëm të përsosmërisë. Ato dinë se si të vishen më mirë, të hanë më mirë dhe vetëm në përgjithësi të bëjnë gjithçka më mirë se gratë e tjera. Sigurisht që këto produkte natyrale që bëjnë gratë franceze dhe rutina e tyre e bukurisë janë një joshje për secilën prej nesh. Nëse kërkon në raportin e trendit të bukurisë të ‘Google’ për vitin 2017 (i cili studion tendencat e rritjes dhe të rënies së kërkimit në SHBA, Francë dhe Japoni) është shumë interesante të zbuloje se çfarë kërkojnë gratë franceze më së shumti.
Maska me ​​qymyr druri, maska ​​balte, maska në përgjithësi, ‘bomba’ vaske. Por ky kërkim ishte akoma më i veçantë. Ato kërkojnë për gomaricën. Gomarica? Çfarë? Po, me sa duket, gratë franceze duan produktet e qumështit të gomaricës (sapunë, kremra, etj). Po çfarë është qumështi i gomaricës? Ai është me të vërtetë i mirë për lëkurën (disa burime thonë se njerëzit e lashtë e konsiderojnë atë një eliksir mrekulli).
Ai ka pothuajse 4-fishin e sasisë së vitaminës C që gjendet në qumështin e lopës dhe është jashtëzakonisht i tolerueshëm. Ai gjithashtu ka plot vitamina, proteina, minerale dhe acide yndyrore esenciale, duke e bërë atë një tonik të përshtatëshëm për kujdesin e lëkurës të bërë vetë në shtëpi. ‘Wikipedia’ madje shkon edhe më larg sa thotë se është “përdorur që nga antikiteti për qëllime kozmetike”.
Kush e dinte? Është e qartë, gratë franceze e dinin. Gratë franceze janë kërkuese të rregullta të produkteve anti-celulit, vajrave anti-celulit, veshjeve të veçanta anti-celulit dhe kanë 30 herë më shumë gjasa të kërkojnë fjalën “celulit”, në krahasim me amerikanet.
Sigal