23 kompani italiane kërkojnë në Gjykatën Evropiane 1,5 mln Euro dëmshpërblim nga OSHEE

145
Mediat italiane shkruajnë se 23 kompani italiane kanë ngarkuar një studio ligjore, e cila do t’i përfaqësojë kundër OSHEE-së, për shkak se kjo e fundit u ka shkaktuar dëm ekonomik.

OSHEE do të thirret për t’iu përgjigjur akuzave për 1,5 milionë Euro dëme për shkak të mosfunksionimit teknik.

Diggita.it shkruan:
Dhe papritur ndërpritet energjia elektrike, siç ndodh zakonisht në një zonë të caktuar. Kjo ndërprerje nuk evidentohet kurrë, nuk bëhet publike në gazeta, sepse zgjat pak dhe ka të bëjë me një numër të caktuar kompanish. Por me rikthimin e energjisë elektrike numri i pajisjeve elektronike të dëmtuara është i lartë. Pajisjet digjitale janë shumë të ndjeshme ndaj ndryshimeve të papritura dhe luhatjes së tensionit.

Kompanitë kërkojnë nga OSHEE që të marrë përgjegjësi dhe të kompensojë, së paku, pjesërisht pajisjet e dëmtuara për shkak të këtyre ndërprerjeve. 

Një grup kompanish evropiane që prodhojnë në Shqipëri kanë vendosur ta shtrojnë këtë çështje në Gjykatën Evropiane kundër Operatorit të Shpërndarjes. Kompanitë kërkojnë të dëmshpërblehen për shkak të dëmeve që ndërprerjet kanë shkaktuar.

Rrjeti shqiptar i energjisë elektrike është i amortizuar dhe përdor teknologji të vjetra për këtë arsye studioja ligjore do t’i drejtohet Gjykatës Evropiane pasi BE ka ofruar miliona Euro ndihmë për CEZ-in kur ishte private dhe më pas për OSHEE.

Kompanitë italiane kanë dërguar me dhjetëra letra në adresë të OSHEE-së, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje përveç informacionit, se ka probleme në zonë.