1.5 milionë shqiptarë të Amerikës mbështesin qëndrimin e Presidentit

834
Sigal

Gani VILA

1.5 milionë shqiptarë të Amerikës mbështesin qëndrimin korrekt të Presidentit Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka refuzuar të dekretojë kandidaturën e Gent Cakajt si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, kandidaturë e zgjedhur nga Kryeministri Rama. Ky vendim i Presidentit ka shkaktuar një sërë reagimesh nga opinioni publik shqiptar dhe jo vetëm. Reagim ka ardhur dhe nga shqiptarët e diasporës në Amerikë, nëpërmjet Gani Vila, Drejtor i Televizionit të Shqiptarëve të Amerikës. Ai i është drejtuar Presidencës me një letër, ku shpreh mbështetjen e tij dhe të 1.5 milionë shqiptarëve që jetojnë në SHBA. Ja çfarë shkruan Vila: I dashur Flamur të lutem shumë përcillini Presidencës dhe Presidentit Shkëlqesisë së tij Ilir Meta këtë mesazh të shkurtër që vjen nga e gjithë diaspora shqiptare me mbi 1.5 milionë që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila mbështet qëndrimin korrekt të Presidentit të Republikës së Shqipërisë për mos dekretimin e kandidatit Gent Cakaj në detyrën si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Refuzimi me korrektësi e argumente bindëse për mos dekretimin e kësaj kandidature na rrit më tej respektin dhe besimin, se presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta mbron interesat e Kombit Shqiptar dhe është Burrë Shteti. Urime Presidentit dhe stafit të tij të mrekullueshëm! Jemi me ju. Me shume respekt. Gani Vila, Drejtor i Televizionit të Shqiptarëve të Amerikës.