Suplementin Pena Shqiptare/ Agim Bajrami: Meditim pranë malit të Vetëtimave

32
Sigal

(Himarë)

Vetëtimat janw shuar, po mali ka mbetur

i njëjtw siç ishte edhe vjet.

Me dy tre re mbi ballë dhe vetull

dhe me pak borë, që sytë t’i vret!

Një erë e marrë, që befas zgjohet

hedh gjethe e gurë në tatëpjeta.

Ndonjëherë më ngjan, se kjo s’është erë,

por fryma e tij , që nxjerr nga vetja.

Një sy e mban tek retë në qiell,

me tjetrin sheh varkat mbi det.

Ai akoma s’e ka zgjidhur,

se kujt prej tyre i përket?

Me detin ndihet mik i lashtë.

Me tokën ndihet si një bir,

prandaj ka mbetur mes të dyve

me një dilemë në ajër të ngrirë.

Si grimcë pranë tij më duket vetja

kaq shumë e rëndë hija e tij.

Mbi sup më ve një shkëmb legjendash,

mbi shpinë një det me histori.

Vetëtimat janw shuar, por sërish do të ndizen.

Ja, sa të shkoj ky perëndim,

ndryshe ky mal pa to do vdiste,

ose do të ish një anonym.

 

Njw zog në tavolinën time

Dje piva kafe me një harabel!

(Se thirra unë, ai erdhi vetë )

Siç duket e nuhati, që isha i vetëm,

dhe s’njihja njeri në qytet…

Më kish dalluar për së largu

të huajt njihen, s’është vështirë

të më thosh ca fjalë me tinguj zogu,

dhe zërin e tij të ngrohtë, të dlirë.

Pranë meje solli një copë qiell

por dhe pak diell e kaltërsi !

Rreth nesh gjithë njerëzit flisnin, qeshnin,

por unê askënd s’kisha zili.

Një ndjenjë e ëmbël, ledhatare

atë çast më kish mbërthyer,

si ajo që ngjet , kur s’e pret fare.

Takon një mik të vyer;

s’ka gjë se fjalët s’ia kuptoja.

(Një zog kuptohet dhe nga sytë )

Unë s’kam pirë kafe më të shijshme,

se ajo që piva atë ditë!

Qëndruam bashkë gjer mbrëmjes vonë…

Më pas kërkoi leje, të shkoj.

Unê i harroj ngjarjet e vogla,

por këtë nuk mundem.., ta harroj