Suplementi Pena/ Uran Butka: Homazh për Ramadan Pasmaçiun dhe veprën e tij

334
Sigal

 

Ramadan Pasmaçiu lindi më  në Berat në një familje te njohur qytetare. Mësimet e para i mori ne vendlidje. Te mesmet ne Teknikumin e Naftës në Kuçovë. Atje nisi provat e para në letërsi. Me rekomandim të Lidhjes së Shkrimtarëve u dërgua në Universitetin e Tiranës ne degën e Gjuhës e të Letërsisë. Pas diplomimit, u emërua drejtor i shkollës së Shëngjergjit të Tiranës, ku u shqua për kontributin në fushën e mësuesisë dhe të edukimit, por edhe të publicistikës. Kjo ishte arsyeja që u  u tërhoq si gazetar I kultutës në gazetën “Bashkimi” . Më tej shërbeu si gazetar te gazeta “Mësuesi” dhe për 18 vjet kryeredaktor i revistës “Yllkat”. Këto veprimtari I dhanë mundësi të njihte mirë jetën dhe njerëzit e thjeshtë, për të cilët shkroi  ese dhe reportazhe, por edhe tregime e novela, që u pritën ngrohtë. Kështu u bë  i njohur njoh si publicist  dhe  krijues i suksesshëm. Në vitet ’60 u pranua anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve e të Artistëve të Shqipërisë. Ka lëvruar me sukses të gjitha gjinitë letrare në fushën e poezisë dhe të prozës me vepra te arritura në letërsinë për femijë dhe të rritur si “Dy shokët, “Mësuesja”, “Dashuria e nënës”, “Xhufi”, “Metamorfozë”,”Kasollja”, “Leka”, “Përralla të vërteta”, etj mjaft nga  të cilët u nderuan me çmime kombëtare etj. Ai meritoi edhe çmimin e madh “Migjeni” për romanin në katër vëllime “Udhëve të fëmijërisë”, ku shpalos artistikisht jetën e përditshme të bukur, por edhe me varfëri e brenga të fëmijërisë. Ky është një nga librat më të arritur në letërsinë shqiptare për moshën e vogël dhe adoleshente.  Kështu jeta e Ramadanit mori drejtimin e shkrimtarisë. Me përmbysjen e regjimit ditatorial,  krijimtaria e tij mori një hov të ri me veprat madhore “Ju flas me zemër të hapur”, “Flaka e shpresës”, “Shtjellat e bardha”, “Kush rron duke shpresuar” etj Në fushën e krijimtarise ai la kumte te pashlyera, po ashtu edhe në rrafshin e marrëdhenieve njerëzore dhe shoqërore. Ishte dhe mbeti njeri i dashur me njerëzit, i qeshur, i komunikueshem, njeri I sakrifices, punëtor i palodhur dhe  me humor të shëndetshëm ( mjafton te kujtosh humorin dhe çiltersine tek libri “Ju flas me zemer te hapur”, ishte njeri i thjeshte , por i kulturuar, demokrat  dhe mbi të gjitha qytetar dhe shqiptar i mirë. Mjafton te lexosh botimet : Flaka e Shpreses” dhe “Shtjellat e bardha” , ku ai derdh dashurine në Shqipërinë, edhe veçan per Beratin e beratasit, si edhe vepren e fundit voluminoze, thuajse autobiografike, “ Rrënjët e zemrës”” ku Ramadani shkrimtar dhe njeri, sheh brenda vetes, por edhe brenda shpirtit të familjareve të tij te dashur, shokëve të jetës, miqve, armiqve, bashkëkohesve të përkatësive të ndryshme politike, të vuajturve dhe kundërshtarëve të regjimit hoxhist.  Ramadani iku i plotë, sepse bëri sa mundi dhe la gjurmë në jetë dhe krijimtari, që mbeten në memorje dhe  transmetojnë edhe në ikje e në përjetësi – mirësi e dashuri.

  Viti 1975

(Fragment nga romani i Ramadan Pasmaçiut “ Rrënjët e zemrës”)

Në atë vit të zymtë e të paharruar – 1975, lufta e klasave po shënonte një tjetër kulm. Shumë intelektualë me “kleçkë” në biografi, dëboheshin egërsisht  nga qendrat e banimit të përhershëm, si të deklasuar dhe syrgjynoseshin  provincave dhe skajeve të thella. Një ditë, qysh  pa gdhirë, arriti te shtëpia e vogël  njëkatëshe  në rrugën Fortuzi të Tiranës një kamion I mbuluar me një mushama ngjyrë gri të përbaltur. I rrëmbeu shpejt me gjithë foshnjën  gjashtë muajshe dhe me ato të pakta plaçka që mundën  dhe u zhduk me rrëmbim. Nuk e kishte aspak të ndryshëm përgjasimin  me kamionët fashistë e nazistë , që mbusheshin me atdhetarë në kampet e shfarosjes. Ata i zhvendosën në Tropojë.  Mirëpo, papritur sekretari i parë i rrethit urdhëroi t’i hiqnin menjëherë prej andej, se qenë pranë kufirit dhe si armiq të popullit, mund të arratiseshin. I ngritën dhe çuan shpejt në Fierzë dhe i futën tek dhomëza e rojes në një ndërtesë në zonën B. Të nesërmen i thirrën  në një mbledhje të popullit. Urani kërkoi të shkonte vetëm atje, por ime motër, Merjema s’mundej, ishte me foshnjën në gji. “Në asnjë mënyrë, thanë. Do të jeni të dy patjetër.!”.  Morën vajzën dhe shkuan.  Salla ishte e madhe, e ftohtë, që të fuste tmerrin. E mbushur përplot me punëtorë, nëpunës dhe arsimtarë.  Në krye,  përpara një tavoline të gjatë e të mbuluar me beze të kuqe, kishin zënë vend funksionarët e partisë  të Bajram Currit e të Fierzës dhe një i deleguar nga qendra në Tiranë. Ishte një nga ato lloj mbledhjesh, që organizoheshin nga partia dhe Sigurimi I Shtetit për të diskretituar armiqtë e klasës si edhe për t’u kallur  frikën njerëzve, që të rrinin urtë dhe të ulnin kokën. Në fillim ngritën më këmbë Merjemën, që mbante në duar fëmijën dhe e pyetën:

–           A e di pse të kanë sjellë këtu?

–           Më ka sjellë qeveria që të punoj si mjeke.

–           Po arsyen pse ju dëbuan nga Tirana, e di? Këtë duhet t’ia thuash klasën punëtore me gojën tënde!

Ajo nuk arriti të përgjigjej. Foshnja ia dha papritur  të qarit dhe u mek. Ai gjyq i turpshëm dhe i egër u ndërpre për disa çaste. Pas pak u ngrit një punëtor i gjatë dhe i parruar, me nje kasketë në kokën e pakrehur, brofi më këmbë dhe i tha me zë të lartë:

–           Në çerdhe jemi këtu, apo në mbledhje? Mbyllja gojën asaj grinjares, a merr vesh, se s’po na len me folë!

Mjekja  heshti, veç fytyra iu skuq sakaq. Vështroi vajzën e djersitur dhe u përpoq ta qetësonte.

–           Jepi pak gji- i tha ngadalë Urani.

–           Më është prerë qumështi, -ia ktheu ajo, duke belbëzuar.

Urani i pëshpëriti me zë të ulët: “Mua mund të më arrestojnë. Kështu veprojnë zakonisht pas mbledhjeve të tilla Po ti mos e humb. Kthehu menjëherë në Tiranë te nëna”.

Pastaj u ngrit dhe  dhe tha me zë të lartë: Ç’e trazoni gruan? Ja ku më kini mua. Unë jam i biri i Safet Butkës që ka qenë profesor dhe antifashist i internuar në Ventotene, që ka luftuar kundër pushtuesve dhe që u vetëflijua  për të ndaluar vëllavrasjen”

U bë një qetësi, që s’pritej dhe që  nuk zgjati. E tërë salla sikur u lëkund tek shpërthyen  thirma të papërmbajtura e të shfrenuara:

–           Armik i partisë! Armik i popullit!

–           Ti nuk e ke vendin këtu, , po në Spaç!- thirri nga podiumi njëri nga sekretarët e partisë.

Menjëherë pas tij, foli  drejtori i gjimnazit të Fierzës, një thatanik hundëpetë:

–           Po ky është kulmi, or shoku sekretar! Ai po na i bën ballistët patriotë e luftëtarë kundër fashizmit! Ky qëndrim është në kundërshtim flagrant me mësimet larpamëse të shokut Enver!

Atë çast u hodh i deleguari I Tiranës:

–           E saktë ajo që thua. Nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se Fierza  është kantier i madh ndërtimi. Mund të na hedhin edhe digën në erë! Si mund të mbahen  reaksionarë si këta këtu?

Po ja që pas të deleguarit kërkoi leje dhe e mori fjalën një mekanik flokëthinjur:

–           Shokë, thirri ai. Unë jam kolonjar, e njoh mirë familjen Butka. Vetë shoku Enver e  ka ngritur lart Sali Butkën, Gani Butkën e sa të tjerë, që kanë dhënë jetën për Shqipërinë.

Përsëri plakosi një heshtje, por disi më e gjatë se e para.

–           Dale, dale! – U duk se u zbut paksa I deleguari. – Ne e organizuam këtë mbledhje për të marrë mendimin e klasës punëtore. Është partia qjo që do t’I shoshitë gjërat më thellë dhe do të vendosë.

Mbledhja u mbyll me aq.

Më pas Komisioni I Dëbim-internimeve në Tiranë vendosi që ata të  nguleshin për arsye politike  në Martanesh, ku mbetën 11 vjet me radhë.