Suplementi Pena Shqiptare/ Zija Çela; Sa karrige dhe sa njerëz

31
Sigal

Thuhet se në botë ka po aq karrige sa ka njerëz.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë mund të merret me mend se, në krahasim me njerëzit që kemi mbetur, te ne ndodh e kundërta: ne kemi karrige shumë e shumë më tepër sesa njerëz.

Nuk dua të abuzoj duke përmendur kafenetë, zyrat e pushtetit, shkollat apo universitetet. E kam fjalën për të tjerat, ato që gjenden me shumicë bash në shtëpitë tona, karriget që kanë lënë bosh të shtrenjtët e përherë të dhembshurit tanë, emigrantët.

Sigurisht, këto kurrsesi nuk hiqen. Rregullisht fshihen e pastrohen, ndërsa kur i përkëdhelin me sy, familjarët përmallohen…