Suplementi Pena Shqiptare/ Zhuliana Jorganxhi: Etërit

 

Etërit na ikën…
Në ditëvite të ndryshme.
Me vdekje të thjeshta,
si jeta e tyre.

NOA

Na ikën…
Ccdo ditë e më shumë
ua numërojmë të mirat…
Ku ishim më parë
ne bijtë, ne bijat?!

Tani, që s’i kemi,
ah, dhe një çast t’i kthenim!
Të bëjmë ca rrugë
andej nga Liqeni.
T’iu japim një kafe,
që s’ua dhamë te “Rinia”,
dhe tutje më shumë
t’iu bëjë pleqëria…
Rradhëve mos t’i lodhim
në asnjë lloj dyqani.
Mbrëmja mos heshtojë
me sy tek ekrani.
Të nisim udhë bisedash
për botën anembanë,
një gotë, çdo mbrëmje
ta pimë me etërit tanë…

Ccfarë s’japim,
t’iu jepnim,
ato, që dot s’ua dhamë!
Të urtëve,
të pafjalëve,
të mirëve,
etërve tanë!