E di shtëpia ime e dashur!
Unë e di fort mirë!
E di, pse ti kokën ma mba
pakëz mënjanë.
Dikur, ti s’ ishe aq e bukur,
deomos as vilë
Por “barku yt” me njerëz,
plotë ish tej e mbanë.
—–
U ngrite në këmbë, me mure
jo modern.
Për ty strehëz, ne ishim
më i madhi univers!
Gëlonin zërat tanë e brenda,
kishje harenë.
Brenda teje mësuam fjalët,
Atdhe, nder e besë.
—-
Tashmë, nga jashtë ti vërtet
ndrin nga bukuria,
por unë e kuptoj shpirtin tënd,
që vuan shumë.
E di, ke kohë që s’dëgjon më
si qan e qesh fëmija!
E vetmuara pa njerëz, sa keq…
larg teje dhe unë.
—–
Ahh… ta dish ti shtëpia ime
se të dua, aq pa kufi,
zemra më qan me lotë,
po pse shpirti nuk i ndal?
Atdheu im! Bëhu i mirë!
Kthena të gjithëve, te ty !
Në shtëpi mbyllurit e dhimbjes tënde,
mbetur në hall !
——
Je e ëmbël strehëza ime,
moj e bukura gurë patretur…..
Në këmbë e mbyllur në vetvete,
as e gjallë… por dhe as e vdekur!






















