Suplementi Pena Shqiptare/ Vullnet Mato: Kur femra të zhvidhos trurin

Isha diçka më pak se dyzet vjeç

dhe isha me gruan e mikut tim.

Sigal

Isha si një ujk i tërbuar, në seks,

por i detyruar të bëhem qingj.

Filluam të punojmë në një tryezë

dhe ndjeva befas, një drithërim.

Nisa t’u shmangem syve direkt,

se po më shkaktonin elektrizim.

Ajo fliste dhe qeshte, aq ëmbël,

ndonëse, thjesht mik i burrit isha.

Unë përballoja ngasjen, vëngër

dhe në trup më shkonin mornica.

Feminizmi i fuqishëm i asaj femre

më bëri të ndjehem, krejt i hutuar.

Gjaku damarët po m’i shpërthente,

trurin e kisha, komplet të bllokuar.

Akrepat më lëviznin prapa ato çaste,

sytë shkrepnin rrufe, pa pyetur trutë,

mund të bëja gabime të pafalshme,

të vërsulesha si ujk, mbi delen rudë.

Desha të fiksohem te puna që nisi,

por valët më godisnin me gjëmim.

Kur brenda ballit, diçka më krisi,

u ngrita ika, pa asnjë shpjegim.

Ndoshta më quajti njeri anormal,

me vida truri të liruar, nga zemra…

Por ne burrat, jemi shumë në hall,

kur na e zhvidhos trurin femra…