Suplementi Pena Shqiptare/ Valter Dauti: Vijëz e butë

Pushtetarë andej, pushtetarë këtej!

Dhe, ja, popull në mes, si përherë.

NOA

Deputetë si yje, deputete si diej,

që burojnë lumturi për të mjerë.

 

Fjalë boshe andej, fjalë koti këtej!

Vetëm turmë, endet popull i shkretë…

Intervistë pastaj, a një drekë, a koktejl,

për takimin-sukses të vërtetë.

 

Gënjeshtarë andej, më këtej ca mashtrues;

video, foto dhe fjalime pa fund.

Ja, një shpurë me servilë gjer në palcë durues,

-do ca punë performanca, do mund!

 

Vetëm popull në mes. Vetëm njerëz të urtë,

hapin sytë dhe nuk duket asgjë!

E bekuar, më je, ti moj vijëz e butë!

Vetëm ti. Dhe nuk ka tjetër më!