Damian Skina, mjek i dalë në pension, u kthye nga fshati i lindjes në apartamentin e vet që ndodhej në preriferinë e Tiranës, me një ndjesi se natën e tij të fundit në fshat, në shtëpinë e tij të vjetër, në orën dy pas mesnate, pas xhamave të dritares kishte parë diçka të çuditshme. Një grumbull njerëzish që qëndronin në pozicion gatitu, të heshtur dhe kureshtarë, duke vëzhguar pa emocion mysafirin e largët. Damjan Skina fillimisht nuk u kishte besuar syve. Më pas i bindur plotësisht se nuk i shihte në ëndërr, e se pamja pas xhamave ishte një diçka reale dhe e çuditshme, u ngrit me kujdes pa ua shqitur sytë hijeve që vëzhgonin kureshtarë çdo lëvizje të tij, me hap të kujdesshëm sikur shkelte mbi vezë, shkoi tek dera, ku ndodhej çelësi elektrik. Ndezi dritën dhe u ul në kanapenë që ndodhej përballë dritares. Donte të dukej i qetë dhe t’u tregonte hijeve se aq i bënte nëse ata persona që kishin bujtur gjatë natës atje dhe qëndronin në heshtje, e shihnin si një qenie të çuditshme, pa lëvizur dhe pa komunikuar me njëri-tjetrin. Nga profesioni i tij si mjek psikiatër, e që kishte punuar për një kohë të gjatë në spitalin psikiatrik, ai e dinte mirë se ç’janë shfaqjet haluçinative. Në rastin e tij duhet të ishte rezultat i trurit të tij të lodhur. Po ç`ne? Gjatë atyre tre ditëve që ai kishte jetuar në atë shtëpi të vjetër, kishte bërë punë të ndryshme, jo mendore. Kishte rregulluar bravën e derës, kishte rregulluar tjegullat mbi ccati, kishte krasitur pemët në kopsht. Mos vallë ishin shenjat e para të Alzhaimer-it? Duke e bindur veten që ai ishte zgjuar dhe nuk bëhej më fjalë për vizione të shfaqura, u sigurua se kishte të bënte me hije. Kishte dëgjuar në fëmini se, në shtëpitë e rrënuara apo të lëna bosh për një kohë të gjatë, banonin hije. Po t’ia thoshte dikush këtë përvojë, padyshim do ta quante skizofren. S’është çudi që dhe vetë mjeku të kthehet në pacient, e të konstatojë i pari shfaqjen e sindromit Alzhaimer. “Aq më bën,- nisi ai të mendonte me vete, pa ua hequr sytë hijeve. S’dua t’ja di fare kush jeni! Çfarë kërkoni prej meje dhe kush ju ka urdhëruar të vini këtu? Të paftuarve që qëndronin kureshtarë prapa xhamave, u hodhi një shikim pyetës gjer në mëshirim, për t’u treguar se ,duhet ta dinin qe kishin të bënin me një njeri të moshuar, të ndershëm e familjar, të dashur e besimtar, pa gjynahe e me një jetë të moralshme. Në çast iu kujtua një syre në arabisht, e mbante mend qysh nga fëmijëria e largët në këtë shtëpi ku lindi. I kishte mësuar ato pak vargje në arabisht: “Kul have allahu samed,-nisi të pëshpëriste me vete,- lemi jelid, velemi juled. Velemi e qu lehu qu hu venhad”. Që do të thoshte:- “Zoti është i madh, zoti është fuqi plotë. Unë i besoj Zotit dhe vetëm atij.” Ndërkohë dy qeniet që gjendeshin në qendër, u kreshpëruan, ndërruan pamje, ndërsa gruaja shtat`hollë dhe e gjatë që qëndronte në anën e majtë të dritares, befas u shndërrua në gjarpër bullar, tepër i frikshëm. Më në fund u zhduk fare… I tmerruar dhe lebetitur nga ajo pamje, ai deshi të thërriste, por nuk i doli zë. Fërkoi sytë mos ishte në në ëndërr, por jo. Damjan Skira jo vetëm ishte zgjuar, por edhe i vetmuar në atë shtëpi të vjetër e të braktisur, që ndodhej në anë të fshatit. Nuk i besohej se do ta përballonte këtë situatë zemër ngrirë, gjer në agun mëngjesor, kur të këndonin gjelat e parë të fshatit dhe të terratisej mjegulla blu e natës. Pamjen e asaj nate të llahtarshme, ai e mori me vete gjatë kthimit për në Tiranë. Kishte dëgjuar nga prindërit në vegjëli, se shtëpitë e braktisura populloheshin nga xhindet, të cilat sipas besimit musliman ndaheshin në xhinde të mira dhe të keqija. Në qoftë se do të ishin hije, atëherë ai duhet të pranonte se në atë shtëpi jetonin xhinde. Duhet të ishin xhinde të mira, se kishin vetëm kureshtje për të parë një njeri të gjallë, ish banor të saj shtëpie. Ato me shfaqjen e tyre i jepnin një kumt:- të ikte sa më parë nga ajo shtëpi, pasi tashmë në atë zgarbull të vjetër tashmë ishin bërë vet ato, zotër të saj. Pasi u kthye në Tiranë, të nesërmen mbasdite u takua me Zeni Gjatën, disa vjet më i vogël se ai, shok i tij i punës, mjek psikiatër. Kishin punuar së bashku në një pavijon. -Do të të tregoj diçka të ccuditshme,- i tha kur u takuan dhe u ulën në barin ku takoheshin mëngjeseve, si zakonisht. Po ta tregoj vetëm ty. E di që vetëm ti mund të më kuptosh dhe nuk do më konsiderosh të sëmurë. Ia tregoi të gjithë ngjarjen me detaje, duke iu betuar se e gjithë kjo nuk ishte as ëndërr as trill, as lodhje mendore, madje, s’mund të ishin as shenjat e para të sëmundjes Bleaur, dhe as të sindromit Alzhaimer. “-Do do të thuash shfaqje haluçinative?” -Nuk përjashtohet edhe kjo mundësi,- i tha ai.. Dy ditë më pas, Damjan Skina rrinte i vetëm në dhomën e tij, pas një pune të gjatë dhe rraskapitëse që kishte bërë gjatë gjithë ditës, në përpunimin e një materiali që e kishte nxjerrë nga interneti e që kishte lidhje me rastet e ndryshme të shfaqjeve të hijeve. Shoi dritën elektrike, u shtri në krevat e kryqëzoi duart mbi kokë. Çuditërisht dhe në mënyrë të papritur, ndjeu diçka. Edhe pse në dhomën e errët që nuk mund të kishte njeri, ai ndjeu se diku, në cep të dhomës, pranë derës së hapur, qëndronte një hije. Një hije e vërtetë pa trup, pa zë. Shkundi kokën me vrull, sikur ta largonte nga mendja një dyshim të tillë. Mirëpo edhe pse u tregua indiferent ndaj mendimit se diku, te dera ose në korridor gjendej një hije, paniku erdhi duke iu shtuar. Gati sa nuk iu zu fryma.. Nuk u nxitua të nxirrte konkluzion të menjëhershëm, as të kujtohej të ndizte dritën. Me sytë në tavan, priti se mos hija futej në dhomë. Një dritë e zbehtë blu-portokalli-në të verdhë, iu duk se vezullonte te dera e dhomës. Pa trup, pa formë, pa materie. Më pas, hija tregoi shumë kujdes që të dukej në formë humanoidi, i mjegullt, hije njeriu, e më vonë kaloi në një formë tjetër, me ngjyra portokalli, të verdhë në të gjelbër. Kush je ti? -guxoi të bënte një pyetje me mend Damjani. -Unë jam një mjek psikiatër. Me përvojë. Kam dëgjuar shumë histori të pacientëve të mi që kanë takuar hije. Para ca ditësh, jam takuar edhe vetë me disa hije. Ai kuptoi gjithçka dhe u bë më i respektueshëm. Tha emrin e tij, të cilin Damjani nuk e kuptoi mirë, e nuk i vuri rëndësi.. -A dëshironi diçka? Hija bëri një pauzë të gjatë. Pamja e tij u qartësua. Një impuls energjie lindi në dritën që ai shihte para tij. -Ju njerëzit, jeni krijues,-u duk sikur i tha Hija.- Ne nuk krijojmë.
Bëri një pauzë të gjatë reflektimi: -Të paktë janë ata që mund të na shohin. Të rrallë janë ata që mund të na drejtojnë. -Cilat janë cilësitë dhe aftësitë tuaja?-deshi ta pyesë Damjani. Ndërkohë Hija e kuptoi mendimin e tij, pa vonesë.. -Ne nuk ndikojmë në fatin tuaja, pa pëlqimin e tyre.
-Pa pëlqimin e kujt? -Të inteligjencave të larta. Përgjigja i erdhi në çast nga një njollë drite portokalli, që dridhej në errësirë, në mes të korridorit. -Ushqeheni? -Po. Me energji … -Ju jeni jashtëtokësorë ? Nuk u përgjigj. U duk që nuk e kuptoi pyetjen.. -Ka vizitorë që vijnë tek ne nga botë të tjera? – Po. – Kush janë, dhe pse vijnë ? – Njerëzit janë superiorë ndaj tyre. Ata duan që të jenë si njerëzit. -Sa kohë do të qëndrosh këtu? Nuk e kuptoi pyetjen, kështu që Damjani nuk e riformuloi në mendjen e vet. – Çfarë jeni ju? -guxoi t’i bënte një pyetje të drejtpërdrejtë Damjani. -Ne jemi shfaqje të fuqisë shpirtërore,- u përgjigj Hija -A janë krijuar njerëzit nga Zoti?
– Njerëzit janë manifestime të Sofisë. -Kush është kjo Sofia? -Heshti. -Pra, shpirtrat janë rrjedhë e ëndrrave të Sofisë? -Jo. Shpirtrat tuaj u janë dhënë nga Krijuesi. Trupi juaj është njerëzor. . -Kush është Krijuesi? -Askush nuk e di. Dhe për ne ky është mister i madh. Pyetjes së tij të fundit se ku gjendej ai që e quante Krijuesi, ai nuk iu përgjigj. Nuk iu kthye asnjë përgjigje. Damjani qëndroi pak çaste, i ngrirë e zemër dridhur në krevatin e vet. Hija ishte larguar. U ngrit në këmbë. Shkoi dhe ndezi dritën elektrike. Poshtë ballkonit nisën të lehin qentë pa ndërprerje. Iu duk se diçka kishte ndodhur poshtë ballkonit të tij. Doli në ballkon. Ndërkohë pa tre qen të ndriçuar nga drita e zbehtë e shtyllës elektrike. Qentë nisën të urtësohen dhe të largohen njëri pas tjetrit. Damjan Skina e dinte mirë se lehja e qenve nuk kishte asnjë lidhje me hijen që i ishte shfaqur në dhomë. Mos vallë edhe qentë i ndjejnë hijet? Mblidhe veten Damjan ziu, -nisi ta qetësojë veten me metodën sugjestive që dikur ua këshillonte pacientëve të vet. Kam vizituar qindra e mijëra pacientë. Të sëmurë mendorë, skizofrenë, njerëz me depresion të rëndë, pleq me sëmundjen Alzhaimer. Dhe ja, vjen një ditë që unë vetë të shnderrohem në pacient psikik. Ç’të bënte? Të këshillohej sërish me mikun e tij të vjetër, apo këtë ndodhi ta ndrynte në vetvete. -Duhet të këshillohem patjetër, -mendoi duke mbyllur derën e ballkonit. -“Jam keq. Jam keq. Jam shumë keq. Bulëza të ftohta djerse ia mbuluan ballin. Mbylli dritën. U zhvesh dhe u shtri në krevat. ‘jam sëmurë. Jam shumë sëmurë!”-…



















